LËVIZJA E MARSIT


LËVIZJA E MARSIT
✤ 1922. Kryengritje e armatosur për rrëzimin e qeverisë reaksionare të Xhafer Ypit ku .bënte pjesë edhe Ahmet Zogu. Shpërtheu më’ 1 mars në Malësinë e Tropojës dhe u shtri në krahinat e Dibrës, Tiranës e Shijakut. Drejtohej nga Bajram Curri, Elez Isufi etj. U ‘shkaktua nga politika antipopullore e qeverisë që u shpreh në shtimin e taksave shtetërore dhe në shtypjen politike të ushtruar gjatë fushatës për çarmatimin e popuilsisë. ,Në L. e M. u bashkuan. elementë me pikëpamje e synime të ndryshme politike.

Forcat dibrane të udhëhequra nga Elez Isufi hynë në Tiranë, shtinë në dorë një pjesë të kryeqytetit ku zhvilluan luftime të ashpra me forcat qeveritare; nga Shijaku u drejtuan për Tiranë forca të shumta fshatarësh. Qeverinë e shpëtoi nga disfata ndërhyrja e përfaqësuesit anglez H., Aires, i cili e bindd Elez Isufin të tërhiqej çka u dha mundësi trupave qeveritare ta përqendronin goditjen e tyre kundër këtyre forcave kryengritëse të Shqipërisë së Mesme (Shijakut) dhe t’i shpartallonin ato. Qeveria dënoi me vdekje në mungesë pjesën më të madhe të udhëheqësve të lëvizjes dhe vrau e burgosi dhjetëra pjesëmarrës. Fshatarët e Shqipërisë së Mesme u dënuan pa dallim me punë të detyrueshme angari për dy muaj në ndërtimin e rrugëve.

(H.Ko.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lëvizja E Marsit


[cite]