LËVIZJA E DELVINËS


LËVIZJA E DELVINËS
✤ (1937). Lëvizje puçiste antizogiste. U organizua nga Ethem Totoja, një nga ministrat e regjimit të A. Zogut në qeverinë e Mehdi Frashërit. Shpërtheu më 15 maj dhe përfshiu edhe elementë patriotë e demokratë, që e urrenin regjimin në fuqi dhe ishin të interesuar për përmbysjen e tij e për çlirimin e vendit nga zgjedha e rëndë çifligaro-borgjeze. Por lëvizja në tërësi ruajti deri në fund karakterin e saj puçist për zëvendësimin e regjimit zcgist me një regjim tjetër çifligaro-borgjez. E.Toto në krye të forcave të xhandarmërisë së Delvinës shtiu në dorë qytetin, pastaj Gjirokastrën dhe Tepelenën. Pa humbur kohë kryengritësit u nisën për në Vlorë, arritën në Sevaster ku në Qafën e Plloçës, u pritën me armë nga forcat qeveritare ahe pas aisa orë luftimesh u shpartalluan. Vetë

Totoja, i rrethuar, vrau veten, ndërsa të tjerët u kapën, ndër ta edhe Ismet Totoja, i vëllai, i eili u var. Qeveria zogiste e paraqiti kryengritjen si të nxitur prej komunistëve dhe e shfrytëzoi për një fushatë të tërbuar antikomuniste. Ky version u shfrytëzua edhe për të mbytur zërat që qarkullonin se L. e D. kishte lidhje me Italinë fashiste dhe shpresonte për të fituar nga ndihma e saj. Dhe me të vërtetë L. e D. shpërtheu menjëherë pas vizitës në Shqipëri të ministrit të jashtëm italian Galeaco Çano. Plani i E.Totos për të marrë Vlorën në një kohë kur në ujërat e saj qarkullonin disa benzinata italiane, ia përshtypjen se kishte lidhje me marrjen e ndihmave italiane në armë e municione për ta shtrirë lëvizjen në gjithë vendin e për të shtënë në dorë kryeqytetin., Qeveria e Romës e shfrytëzoi puçin e E. Ttos pë.r ta trembur Zogun dhepër ta detyruar atë të mos u paraqiste as pengesën më të vogël kërkesave të reja ekonomike e politike të Italisë.

(V.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lëvizja E Delvinës


[cite]