LËVIZJA MARKSISTE-LENINISTE BASHKËKOHORE


LËVIZJA MARKSISTE-LENINISTE BASHKËKOHORE
✤ Lëvizje revolueionare që përfaqësohet nga partitë e reja marksiste-leniniste që u krijuan pas daljes së revizionizmit sovjetik (shih), në kushtet kur partitë e vjetra prenë përfundimisht urat me marksizëm-leninizmin, braktisën e tradhtuan mësimet e Marksit, të Engelsit, të Leninit e të Stalinit. Megjithëse punojnë në rrethana të vështira, partitë marksiste-leniniste po e tregojnë veten si parti të aksionit revolucionar, ato u kanë rezistuar me sukses sulmeve të borgjezisë, intrigave të armiqve të ndryshëm dhe i kanë bërë ballë veprimtarisë minuese e përçarëse të revizionistëve sovjetikë, kinezë etj. Në këtë proces të luftës së ashpër klasore, partitë e reja marksiste-leniniste po rriten e kaliten nga dita në ditë.

PPSH mban lidhje të ngushta vëllazërore e internacionaliste me partitë marksiste-leniniste të shumë vendeve të Evropës, të Amerikës Latine, të Azisë, të Afrikës etj., mbështet e përkrah pa rezerva luftën e tyre revolucionare. Nëpërmjet konsultimeve e takimeve me përfaqësuesit e këtyre partive dhe pjesëmarrjes në kongrese ose mitingje të tyre, PPSH shkëmben me to përvojën revolucionare, forcon unitetin e lëvizjes marksiste-leniniste dhe bashkëpunimin luftarak mbi bazën e mësimeve të marksizëm-leninizmit e të parimeve të internacionalizmit proletar. (Xh.Gj.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lëvizja Marksiste-Leniniste Bashkëkohore


[cite]