LEFTER TALO


LEFTER TALO
✤ (Hadëraga). Fshat në rrethin e Sarandës, në skajin J të zonës së Vurgut (shih). Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Livadhjasë (shih). Banorët kanë marrë pjesë gjerësisht në Luftën ANÇ. Këtu ka lindur Heroi i Popullit Lefter Talo, emrin e të cilit mban sot fshati. Këshilli NÇ është ngritur në mars 1943. Koop. bujqësore është ngritur më 1947, e dyta në rrethin e Sarandës. Drejtimi kryesor i ekonomisë janë drithërat e bukës, perimet dhe blegtoria. Ka shkollë fillore (në gjuhën greke), vatër kulture, shtëpi-muze për L.Talon, qendër shëndetësore, pika të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lefter Talo


[cite]