LESHI
✤ Bashkësi fijesh të holla që mbulon lëkurën e disa kafshëve gjitare. L. merret nga dhentë, dhitë, nga disa lloje devesh, lepujsh etj, 98% e prodhimit botëror është L. i dhenve që është më i miri, sepse ka veti higjieno-shëndetësore për veshjen e njeriut. Përdorimi i L. për veshjen e njeriut njihet që nga lashtësia, Në Shqipëri ka qenë lënda e parë kryesore për përgatitjen e veshjeve, mbulesave, qilimave etj. Para Çlirimit nga racat e deleve të vendit («Bardhokë» e sidomos nga raca «Shkodrane») merrej L. I ashpër, i cili edhe në tregun e jashtëm njihej me emrin «Lesh i Shkodrëss. I njohur ishte edhe L. rud, që përdorej për përgatitjen e veshjeve, punohej në vegjë etj. Me punën e hërë për përmirësimin racor të dhenve janë krijuar raca të kombinuara e të specializuara dhe është hedhur baza prodhuese e leshrave homcrgjene për të plotësuar kërkesat e ind. Tekstile të krehjes së lartë. Sot në Shqipëri prodhohen L. i butë gjysmë i hollë. nga delet rudë, Cigaja, kurse nga raca Merinos merret L. i hollë. L. klasifikohet në varësi të përmbajtjes së papastërtive, ndarjes së bashkës, valëzimeve, ngjyrës etj. L. është lëndë e parë kryesore e ind. tekstile për prodhimin e stofrave, batanijeve, qilimave. trikotazheve etj. Përdoret edhe për prodhimir. e shajakut, qelesheve etj.

(R.F.—M.Ku.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Leshi


[cite]