LESHICA
✤ Fshat në rrethin e Përmetit (JP), në bregun e majtë të luginës së Vjosës, rrëzë malii të Nemërçkës, Varet administrativisht nga qyteti i Përmetit. Përmendet në burimet e shkruara që në shek.XV. Këshilli NÇ u ngrit më 1943. Gjatë Luftës ANÇ këtu ka qëndruar për disa muaj spitali partizan i Zonës I Operative Vlorë-Gjirokastër. Koop. bujqësore u formua më 1958. Ka drejtim kryesor prodhimin e perimeve. L. ka shkollë 8-vjeçare, muze, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Leshica


[cite]