LESKOVIKU HILMI MUSTAFA


LESKOVIKU HILMI MUSTAFA
✤ (1887-1915). Veprimtar i Rilindjes Kombëtare, publicist demokrat, i njohur edhe me emrin Muço Qulli, luftëtar i çetave të armatosura antiosmane. Lindi në Leskovik. Arsimin e mesëm e kreu në Manastir, ndërsa të lartin për drejtësi në Stamboll, ku u lidh me qarqet patriotike. Anëtar i shoqërisë «Bashkimi», më 1911-1912 hotoi gazetën «Drita» në Manastir. Mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme çlirimtare antiosmane të v.1912. Me shpalljen e Pavarësisë u emërua zëvendësministër i arsimit në Qeverinë Kombëtare të Vlorës. Me 1914-1915 botoi gazetën «Populli», në të cilën kërkoi sigurimin e tërësisë territoriale të Shqipërisë nga synimet shoviniste fqinje. U vra pabesisht në korrik 1915 nga pushtuesit serbomalazezë së bashku me Heroin e Popullit, Çerçiz Topullin.

(E.Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Leskoviku Hilmi Mustafa


[cite]