LESHNJA
✤ Fshat në rrethin e Skraparit, rrëzë shpatit lindor të malit të Gostenekës. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Trubëhovë (shih). Gjurmët e kulturës ilire dëshmojnë se L. është banuar që në kohë të lashta. Në burimet e shkruara për herë të parë L. përmendet më 1424. Më 26.5.1700 banorët e L. protestuan kundër vjeljes së taksave të avarizit e të bedeli nuzulit dhe në mars 1714 morën pjesë në çetat kryengritëse që vranë xhizjedarin dhe vjelësin e taksës. Është vendlindja e Kahreman Yllit (shih’). Në gusht 1942 u ngrit Këshilli NÇ i fshatit. Kolektivizimi i bujqësisë u hë më 14.8.1956. L. hën pjesë në koop. e hashkuar të Trubëhovës. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të hukës dhe rritja e bagëtive të imëta. L. ka shkollë 8-vjeçare, vatër ‘kulture, muze, amhulancë, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Leshnja


[cite]