LETRA E HAPUR E KQ TË PPSH


LETRA E HAPUR E KQ TË PPSH
✤ (1968). Dokument i rëndësishëm me karakter politik e ideologjik i KQ të PPSH, miratuar në Plenumin XVI të KQ të Partisë, mars 1966, që u drejtohej gjithë komunistëve, punonjësve, ushtarëve dhe oficerëve të vendit tonë. Në këtë Letër KQ i PPSH u fliste hapur popullit, komunistëve dhe ushtarakëve mbi masat e rëndësishme që kishte marrë Partia për të luftuar shfaqjet e burokratizmit, tregoheshin arsyet që diktonin marrjen e tyre, shpjegohej përmbajtja dhe rëndësia që kishin ato për thellimin e kësaj lufte dhe në tërësi për thellimin e procesit të revolucionarizimit: të mëtejshëm të jetës së vendit. Në Letrën e Hapur KQ porosiste që të bëhej një spastrim. rrënjësor i aparatit shtetëror nga shfaqjet e shtrembërimet burokratike që ishin dukur në disa sfera të veprimtarisë së tij. Thelbin e luftës kundër burokratizmit, theksonte Letra e Hapur e përbënte vendosja e raporteve të drejta të kuadrove me masat, tërheqja e gjerë e masave në qeverisjen e vendit, thellimi i demokracisë socialiste. Partia porosiste që të zbatohej me këmbëngulje vija e masave në të gjitha fushat e jetës, në të gjithë veprimtarinë e saj dhe të organeve të pushtetit popullor. Në kuadrin e luftës kundër burokratizmit bëhej i nevojshëm rishikimi i ligjeve dhe urdhëresave kryesore për t’i zhveshur ato nga teprimet, për t’i bërë të thjeshta e të kuptueshme për masat, përsosja e formave të demokracisë socialiste, forcimi i rolit dhe i veprimtarisë së organeve të zgjedhura të pushtetit. Partia miratonte dhe mbështeste nismën që kuadrot e të gjitha niveleve të punonin një muaj në vit drejtpërdrejt në prodhim, për t’u lidhur më ngushtë me klasën punëtore e fshatarësinë kooperativiste, me punën dhe mejetën e tyre. Në vijim të masave për revolucionarizimin e kuadrove, KQ udhëzoi qeverinë që të rishikohej e të rregullohej raporti midis pagave, huke ulur pagat e larta e të mesme dhe duke i vënë ato në raport të drejtë me pagat e ulëta. Në këtë eështje Partia nisej nga fakti se shpërpjesëtimet në pagat e punonjësve të sektorëve të ndryshëm krijonin terren për degjenerimin e njerëzve. Në Letër Komiteti Qendror informonte giithashtu popullin se pas një këshillimi të gjerë me komunistët, kuadrot dhe ushtarët kishte vendosur që të hiqeshin gradat në ushtri, të rivendoseshin komitetet e partisë dhe komisarët po.litikë. Këto masa forconih rolin udhëheqës të Partisë në ushtri dhe lidhjet e ushtrisë me populiin. Ato ndihmonin për vendosjen e marrëdhënieve më të ngushta midis kuadrove drejtuese dhe ushtarëve, luftonin arrogancën, karrierizmin, prepotencën dhe vese të tjera borgjeze. Komiteti Qendror shprehte besimin se këto masa do ta çelikosnin më shumë unitetin e popullit rreth Partisë, do të nxisnin energjitë e pashtershme të popullit për ta çuar përpara me ritme të ■shpajta ndërtimin socialist dhe për ta bërë të uathyeshme mbroj+ien e A+dheut. (Ag. Mu.—E. K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Letra E Hapur E Kq Të Ppsh


[cite]