LETRA
✤ Lëndë që përftohet nga celuloza gjatë trajtimit kimik e mekanik të drurit e kashtës së të lashtave dhe që kthehet në fletë të holla, të cilat përdoren për të shkruar, për të shtypur libra, gazeta etj., për ambalazh e për mjaft qëllime të tjera. L. ka qenë njohur e përdorur në vend prej kohësh, por eshtë sjellë nga jashtë. Prodhimi i saj në vend filloi në vitet 60, me ngritjen e ind. së letrës (shih). Prodhohet në rrugë kimike me metodën sulfate. Celuloza përftohet nga trajtimi i lëndës së parë drusore me sodë kaustike dhe sulfur natriumi. L. prodhohet edhe në rrugë mekanike nga druri i bredhit dhe i plepit, që defibrohet pa përpunim kimik, si bhe nga celuloza që merret nga përpunimi i mbeturinave të letrës dhe të tekstileve të pambukta. Në fabrikën e letrës, Lezhë Prodhohen Uoje të ndryshme Ietre të zbardhur ose me ngjyrën natyrore të celulozës, me përmasa të ndryshme, në fletë e në rulona me peshë 30-130 g/m2. Sasia më e madhe është për shtypshkrime e gazeta si dhe letër për ambalazh (për thasë për çimento etj.). Prodhohet edhe karton i thjeshtë dhe i valëzuar për ambalazh, si dhe karton ■ i katramuar për ndërtim, me peshë 160-500 g/m2.

(K.T.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Letra


[cite]