LEUKOZA E GJEDHIT


LEUKOZA E GJEDHIT
✤ (Leukosis enzootica hovis). Sëmundje infektive virale e gjedhit dhe që tra•shëgohet, që karakterizohet me lezione të natyrës tumorale në gjëndrat limfatike e në organet edhe me leukocitozë. L. e Gj. përhapet nëpërmjet kontaktit, me ushqime, me qumështin, nga injeksionet dhe mjedisi i ndotur. Sëmundja diagnostikohet klinikisht e me analiza. Më praktike e me përfundime më të sakta për gjurmimin e L. së Gj. është prova serologjike e imuno-difuzionit në agar xhel. Analizat hematologjike sa•siore e cilësore për tufat si rregull përsëriten çdo 6 muaj. Në gjedhin e një tufe ose sektori të prekur nga L. merren disa masa shëndetësore veterinare. Në Shqipëri ndiqen dy metoda shëndetësimi ajo e ngadaltë dhe radikale.

(Al.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Leukoza E Gjedhit


[cite]