LEUSA
✤ Fshat në rrethin e Përmetit (JP), në hregun e majtë të luginës së Vjosës, rrëzë malit të Dhëmbelit. Varet administrativisht nga qyteti i P. Është qendër banimi e vjetër, ruhen ende sot gjurmë të ndërtimeve të dikurshme. Përmenaet në hurimet e shkruara që në shek.XV. Në fund të shek.XVIII është ndërtuar kisha, një bazilikë e mbuluar me qemere e kësula sferike, me kupolë mbi tambur në pjesën qendrore, e cila është e përniendur për vlerat e mëdha të ikonostasit në dru të gdhendur. Këshilli NÇ u ngrit më 1943. Koop. hujqësore u formua më 1958, kurse më 1964 u përfshi në NB Përmeti. L. ka shkollë të ciklit të ulët të 8-vjeçares, muze, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Leusa


[cite]