(Term nga Kodikët e Shqipërisë)
Idiomë e përdorur në studimet e hershme bibliologjike për të veçuar disa shprehje ungjillore që ruhen në dorëshkrime të paranjësuara. Fj. për fj. “shkrirje e dy a më shumë varianteve / metateksteve / në një të vetëm”. Eshtë përdorur nga Batiffol edhe për “Beratinus-1” – raste të leximeve fragmentare jokanonike, me shkrirje të dy a më shumë ngjyresave. Në “Beratinus-1” ka fragmente të tilla kalimtare pikërisht kur ndërthuren shprehje karakteristike të shkollës siro-palestineze të shkrimeve të shenjta me ato të shkollës Perëndimore. Kjo e bën “Beratinus-1” shumë të rëndësishëm për studime tekstologjike kritike (“textual criticism”).
Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë
[cite]