Dhjata e Vjetër

Dhjata e Vjetër Dhjata e Vjetër:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

Libër i shkrimeve të shenjta të krishtërimit dhe të hebrejve, pjesa e parë e Biblës. Përmban shkrimet e shenjta të epokës para ardhjes së ungjillit të Jezu Krishtit. Përmban gjithsej 39 libra, që në ligjërimin biblik konsiderohen “të frymëzuar nga Zoti”. Përmbledhje e mitologjisë hebreje dhe e ndikimeve të kulturave të afërta me të. Eposi heroik legjendar i hebrejve dhe libër besimi i tyre. Dhjata e Vjetër në përgjithësi është shkruar në hebraisht. Në shkencën e letërsisë trajtohet si mitologji dhe epope e popullit hebre dhe krahasohet me “Iliadën” dhe “Odisenë” e grekëve, “Gilgameshin” e shumerëve dhe “Qadesh-in” e egjiptianëve të vjetër. Dhjata e Vjetër ka tri përmbledhje librash:Pentateuku-n – pesëlibërshin; profetët dhe shenjtorët. Ndër të tjera, më në hollësi, përmban librin e Zanafillës (Gjeneza), të Daljes (Ekzodus), librin e numrave, librat e kronikave, librin e psalmeve (të Davidit), librin e fjalëve të urta, “cantica canticorum” (kënga e këngëve), librat e profecive, librat e Makabenjve e të tjerë. Sipas Dhjatës së Vjetër, Ligja e Vjetër ishte privilegj i “popullit të zgjedhur të Perëndisë”, hebrejve, kurse Dhjata e Re është dhuratë e Perëndisë për të gjithë popujt që besojnë në Ringjalljen. Dhjata e Vjetër përmban edhe shkrime me karakter historik, etnologjik, të dhëna për jetën e judejve dhe zakone të jetës së tyre.

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]