(Term nga Kodikët e Shqipërisë)
Në lashtësi ishte festë që përkujtonte vizitën e mbretërve. Në Dhjatën e Vjetër epifania është shfaqje e plotfuqishmërisë së Zotit:“Tashmë Helidori ishte aty, te vishtari, kur zotëruesi i shpirtërave, i gjithpushtetshmi /Zoti/, bëri një dukje të jashtëzakonshme, kështu që të gjithë ata që guxuan të hyjnë, të tmerruar nga fuqia e Hyjit, u ra të fikët dhe i mbuloi tmerri” (“Bibla”, 1994, f. 1353, përkthim i dom Simon Filipit). Episodi që përshkruhet më sipër ndodh në Jeruzalem, kur heroi Helidor ndëshkohet nga Epifania, shfaqur në formën e një kalorësi të tmerrshëm, që sjell triumfin dhe dëshmon fuqinë hyjnore. Më pas kjo fjalë ka marrë kuptime që lidhen me të njëjtin thelb, por duke u lidhur me kalendarin e të kremteve të të krishterëve. Në krishtërimin Lindor është festë e bekimit të ujit dhe dritave, që kremtohet në mënyrë panegjirike më 6 janar. Në ligjërimin biblik është ardhja e dijetarëve për të vërtetuar dhe adhuruar Jezuin. Në krye të herës ka pasur kuptimin:“shpallja (shfaqja, dëftimi) e Zotit nëpërmjet Jezu Krishtit”. Kjo lidhet me një kuptim më të hershëm, prejfoljor, të kësaj fjale, që shprehimisht do të thotë:ai (i lavdishmi) që del si një monument nga dheu (për shkak të meritave të tij). Ngjashmërisht del nga uji me kryqin e gjetur fituesi i garës në ditën e Shën Vasilit (tek ortodoksët). Befana në ritualin Perëndimor. Në shqipen liturgjike të ritualit roman thuhet “festa e dëftimit” apo e “të dëftyerit”.
Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë