Eukaristik Eukaristik-e:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

Pjesa ~ e meshës. Nga greqishtja. Pjesa falënderuese e meshës. Kjo pjesë përmban një formulë kushtimi Perëndisë për të pranuar e bekuar bukën dhe verën që do të përdoret për kungimin e besimtarëve. Eukaristia u themelua nga vetë Jezu Krishti, natën e “ultima cena-s”. Krishti u ndau bukën dhe verën apostujve duke u thënë:trupi dhe gjaku im janë aty; buka dhe vera janë dëshmitarët e Dhjatës së Re. Në Bibël, në ligjërimin e Jezuit, thuhet shprehimisht:“Unë jam hardhia“.

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]