Golgotha Golgotha:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

Emër vendi në hapësirën historike hebreje. Fj. për fj. do të thotë “vendi i kafkës” (nga hebr.). Eshtë vendi ku judejtë kryqëzuan Krishtin, me pëlqimin e “praetorium-it” romak, të kryesuar prej Pons Pilatit, i cili, megjithatë, e shpalli të pafajshëm për “lex romanae”. Judejtë kërkuan që Jezui të ndëshkohej sipas ligjeve të Perandorisë Romake, sepse sipas ligjeve të veta nuk ishte i lejuar dënimi me vdekje. Kalvari.

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]