Ktitori Ktitor-i:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

Huazim nga greqishtja. Ka kuptimin:dhuruesi i pasurisë për një vepër kishtare, porositësi i një dorëshkrimi apo vepre arti kishtar, për nevojat e kishës apo të manastirit. Ktitorë të një shumice dorëshkrimesh kanë qenë fisnikët shqiptarë të periudhës arbërore, duke qenë këto dorëshkrime mjaft të kushtueshme, disa herë vepra të vërteta luksi. Sipas një hipoteze, ktitor i Beratinus-1 ka qenë perandori i Kostandinopojës, i cili ia dhuroi atë kishës së Labovës (Gjirokastër). Ktitor i manastirit të Shën Kozmait ishte Ali pashë Tepelena. Ktitor i manastirit të Shën Gjon Vladimirit ishte Karl Topia.

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]