Ligji i përtërirë

Ligji i përtërirë Ligji i përtërirë:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

1. Përmes Moisiut Perëndia bëri besëlidhje me hebrejtë, duke u dhënë „Dekalogun“, ose „Dhjetë urdhërimet“, të cilat ishin të shkruara në dy rrasa të mëdha guri. Por, kur Moisiu u kthye tek populli prej malit të shenjtë Sinai, i dëshpëruar vërejti se njerëzit kishin ndërtuar shtatoren e një viçi të artë dhe po i luteshin asaj. I bindur se populli i tij nuk e meritonte besëlidhjen me Perëndinë, Moisiu i hodhi në zjarr dhe i shkatërroi rrasat e gurit, me “Dhjetë Porositë“. Më pas, i penduar për humbjen e “kontratës me Perëndinë”, Moisiu u lut përsëri për popullin e Izraelit. Dhe Perëndia i tha:“Shkruaji në dy rrasa të tjera çfarë të dhurova dhe jepja popullit tim“. Teksti që shkroi Moisiu në pllakat e reja, duke përsëritur si i kishte mbajtur mend „Dhjetë Porositë“, u quajt „Besëlidhja e përtërirë“, por shpesh njihet edhe si „Ligji i përtërirë“. 2. “Deuteronomi“, ose, edhe ky, i quajturi „Ligji i përtërirë“, që në mitologjinë hebreje, lidhet me emrin e Jozia-s, ose „mbretit të drejtë“, i cili qeverisi në vitet 693-639 para Krishtit dhe reformoi një shumicë të rregullave fetare dhe laike etnozakonore të herbejve. Jozia e paraqiti para krerëve të fiseve hebreje „Ligjin e përtërirë“ si një dhuratë të Perëndisë.

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]