(Term nga Kodikët e Shqipërisë)
Quhej kështu një pergamenë e përdorur disa herë për të shkruar. Teksti i mëparshëm lyhej me bojë dhe mbi këtë shkruhej kumti i ri. Në disa dorëshkrime ka deri 3-4 tekste të mbishkruara. Kjo ndodhte për shkak të shtrenjtësisë së pergamenës. Studiuesit e shkrimeve të vjetra kanë mundur që në dorëshkrime të tilla të zbulojnë tekstin e dukshëm, paratekstin, tekstin para këtij të fundit e kështu me radhë. Në fjalorin e sotëm kjo fjalë ka marrë kuptim figurativ, për një tekst shumënivelësh. Përdoret për të identifikuar një formë të tillë të shkruari me karakter ndërtekstor, sidomos për ato që quhen “rikrijime”.
Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë
[cite]