Patrologji Patrologji-a:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

Nga gr. “patrologion”, fj. për fj. “shkrim për etërit”:një kategori dorëshkrimesh kishtare që përmbajnë jetëshkrime të 318 etërve të parë të kishës, ndonjëherë edhe ligjërata, shkrime dhe vepra të tyre. Disa prej etërve që zënë vendin më të rëndësishëm në letërsinë patrologjike (ose “paterike”) janë:Shën Gjon Gojarti (Chrysostomos), Shën Vasili i Madh, Gregori, Efraim Siriani, Teodor Pararendësi (Prodhromi), Isaak Siriani, Maksim Peloponezi.

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]