(Term nga Kodikët e Shqipërisë)
Huazim nga greqishtja, shenjë diakritike mbi shkronjat zanore. Term i paleografisë. Dy thekse karakteristike për greqishten e periudhës postantike. Kanë formën e një harku, gati gjysmërrethi, njëri i dizenjuar me rrotullim nga e djathta në të majtë, kurse tjetri anasjelltas. Greqishtja e vjetër në krye të herës nuk kishte as thekset e zakonshme dhe as pnevmat. Këto u vendosën fillimisht për nevojat e mësimit të greqishtes prej të huajve, të cilët e kishin të vështirë të mbanin mend vlerën fonologjike të grafemave të saj pa shenja diakritike. Më pas sistemi i këtyre shenjave u bë pjesë e alfabetit dhe e shkrimit edhe për vetë grekët. Për këtë arsye shkrimet që nuk kanë thekse dhe pnevma janë jashtë dyshimit të hershme. Një nga argumentet që “Beratinus-1” është një dorëshkrim jo më i vonët se mesi i shekullit të 6- të është fakti se grafia e tij nuk ka thekse dhe pnevma karakteristike për greqishten postantike.
Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë