(Term nga Kodikët e Shqipërisë)
Varg, rresht, njësia më e vogël në shkrimet ungjillore etj. Përdoret ky term, në vend të “rreshti”, “fjalia”, meqë shkrimet ungjillore kanë lexim të kënduar, që vjen nga gjatësia e ndryshueshme e zanoreve, theksat melodikë etj. Stihu është njëkohësisht njësi e citueshme prej shkrimeve biblike (bashkë me kreun dhe paragrafin). Stihu ka numrin e vet, dhe identifikohet prej këtij numri, pavarësisht se në ç’faqe të dorëshkrimit ndodhet.
Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë
[cite]