Trini Trini-a:
(Term nga Kodikët e Shqipërisë)

Term biblik i huajtur në gjuhën shqipe qysh prej periudhës së krishtërimit të hershëm, siç provohet prej formës “Shëndërtat” – Shën Triadha, Shën Trinia, Trinia e shenjtë. Përdoret edhe në formën “triniteti”. Nocion themelor në krishtërim. Thelbi i këtij nocioni, sipas ligjërimit biblik, është që në Tenzonë (në Zotin) janë tri veta hyjnore:uniteti dhe trinia e Zotit:“tre në një”: Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë. I krahasueshëm me këtë nocion është ai i Trimurtit në teologjinë hinduse, ku Brahma (krijuesi), Shiva (ruajtësi) dhe Vishnja (shkatërruesi) janë një, por jo të pandarë dhe jo vazhdim i njëri-tjetrit.

Lista e fjalëve të fjalorthit
* Kodikët e Shqipërisë

[cite]