LUCA
✤ Mal në skajin verior të pellgut të Delvinës (rrethi i Sarandës), në kufi me rrethin e Gjirokastrës, me një nga majat më të larta (1833 m.) të pjesës JP të Shqipërisë. Maja piramidale e L. mbizotëron mbi viset rreth e rrotull, është e mbuluar me borë deri në fillim të verës. Është shumë e njohur ndër banorët vendas dhe ka hyrë edhe në krijimtarinë popullore. Në këmbët P dhe L dalin burime të shumta karstike, më i madhi prej të cilave është burimi i Tatzatit, ushqyesi kryesor i 1. të Kalasës. Faqet e L. janë të veshura me shkurre mesdhetare e ilqe në pjesën e ulët dhe pjesërisht me bredh në anën VL. Ka kullota të pasura, në të cilat verojnë kope të shumta dhensh.

(Me. K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Luca


[cite]