LUFTA ANTIFASHISTE NACIONALÇLIRIMTARE E POPULLIT SHQIPTAR


LUFTA ANTIFASHISTE NACIONALÇLIRIMTARE E POPULLIT SHQIPTAR
✤ (1939-1944). Epopeja më e madhe dhe më e lavdishme e popullit shqiptar gjatë historisë së tij për çlirimin kombëtar dhe shoqëror, luftë çlirimtare demokratike, antifashiste dhe antiimperialiste që u shndërrua në revolucion popullor nëpërmjet kryengritjes së armatosur, pjesë përbërëse e luftës botërore antifashiste. U organizua dhe u udhëhoq nga PKSH (shih). Filloi me qëndresën popullore kundër agresionit fashist të 7 prillit 1939 (shih) dhe përfundoi me çlirimin e plotë të Shqipërisë dhe me vendosjen e pushtetit popullor më 29 nëntor 1944. Gjatë Luftës ANÇ populli shqiptar luftoi e fitoi kundër dy pushtuesve të huaj, Italisë fashiste dhe Gjermanisë naziste që pushtuan vendin njëra pas tjetrës si dhe kundër qeverive kuislinge dhe reaksionit të brendshëm e forcave të armatosura të tyre. Në periudhën 1939-1941 qëndresa antifashiste udhëhiqej nga grupet komuniste, të cilat e hodhën popiillin në demonstrata, greva e protesta antifashiste, pati edhe aksione të armatosura si sabotazhe e goditje me armë kundër fashistëve italianë (shih: Çeta Partizane e Pezës). Me themelimin e PKSH Lufta ANÇ e popullit shqiptar hyri në një etapë të re, e drejtuar dhe e bashkërenduar në të gjithë vendin me një program politik e ushtarak. Programi i PKSH përfshinte organizimin e luftës së armatosur për çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj, shkatërrimin e pushtetit të vjetër shtetëror që ishte vënë në shërbim të pushtuesve të huaj dhe vendosjen e pushtetit të ri demokratik popullor, kryerjen e shndërrimeve demokratike në jetën e vendit në interes të popullit. PKSH përcaktoi si detyrë themelore bashkimin rreth vijës së saj të masave popullore dhe hedhjen e tyre në mënyrë të organizuar në luftë të armatosur kundër fashistëve pushtues dhe tradhtarëve të vendit. Ajo bëri thirrjepërbashkimine gjithë popullit shqiptar pa dallim klase, feje, krahine e ideje në Luftën ANÇ. Me anë të agjitacionit e të propagandës me shtyp e me gojë dhe nëpërmjet aksioneve të guximshme, Partia u lidh ngushtë me punëtorët, fshatarët, të rinjtë, gratë, patriotët antifashistë dhe i bëri ata të ndërgjegjshëm për nevojën e domosdoshme të organizimit të luftës së armatosur. Një rol shumë të rëndësishëm për bashkimin e popullit shqiptar në luftën çlirimtare luajti Konferenca e Pezës (shih) që u mbajt në shtator 1942, e cila krijoi Frontin NC shih: Fronti Dëmokratik i Shqipërisë), miratoi platformën politike të këtij bashkimi dhe vuri the.melet e pushtetit të ri popullor të këshillave ‘NÇ. Forcat kryesore lëvizëse të luftës ishin klasa punëtore, e cila luajti rolin udhëheqës në të dhe fshatarësia punonjëse që mbajti mbi shpatullat e saj barrën kryesore të luftës. Çifligarët, borgjezia e madhe, si edhe fshatarët e pasur, të cilët i bashkonin interesat klasore me pushtuesit fashistë italianë e gjermanë dhe shihnin me shqetësim rolin udhëheqës që luante PKSH në këtë luftë, u lidhën me pushtuesit, u bënë bazë soeiale e regjimit kuisling dhe formuan organizata reaksionare, bashkëpunëtore të pushtuesve, siç ishin Bdlli Kombëtar dhe Legaliteti (shih). Lufta e armatosur kundër pushtuesve fashistë dhe tradhtarëve të vendit, nën udhëheqjen e PKSH, u zhvillua e pandërprerë, me një intensitet për herë e më të madh, me pjesëmarrjen e masave popullore dhe u rrit shkallë-shkallë nga aksionet e njësiteve guerile në qytet e fshat dhe të çetave partizane në veprime luftarake të batalioneve, partizane dhe pastaj të brigadave, divizioneve e korparmatave partizane. Me krijimin e Ushtrisë NÇ (shih) lufta e popullit shqiptar kundër pushtuesve të huaj e tradhtarëve të vendit u shndërrua në kryengritje të përgjithshme të armatosur (shih). Njësitë dhe repartet e Ushtrisë NÇSH gozhduan në luftë më se 15 divizione italiane e gjermane, përballuan me vetmohim e heroizëm të rrallë, në kushte të pabarabarta, operacionet e veprimet luftarake të tyre, ndër to edhe dy mësvmjet e përgjithshme gjermano-balliste të dimrit 1943-1944 e të verës 1944, dhe u shkaktuan atyre humbje të ndjeshme në njerëz e teknikë luftarake. U vranë, u plagosën e u ztmë robër mbi 70 mijë armiq. Ato në një varg luftërash e operacionesh mësymëse i shkëputën armikut krahina e zona të tëra që i çliruan përfundimisht ose përkohësisht dhe, në momentin e përshtatshëm nën drejtimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë NÇ (shih) ndërmorën mësymje të një shkalle të gjerë për çlirimin e Shqipërisë së Jugut, të Shqipërisë së Mesme e të Veriut, të gjithë territorit të atdheut tonë. Shqipëria është i vetmi vend në Evropën e pushtuar nga nazifashistët që realizoi çlirimin e plotë krejtësisht me forcat e veta. Për këtë fitore krijoi kushte të favorshme lufta e koalicionit antifashist (shih), në mënyrë të .veçautë Lufta Patriotike e popujve të Bashkimit Sovjetik dhe fitorja e tyre mbi fashizmin. Armiqtë fashistë i shkaktuan Shqipërjsë ,dhe popullit shqiptar dëme e rrënime të shumta (shih: Dëmet e luftës II botërore). Shqipëria zë një nga vendet e para për humbje në njerëz dhe sidomos në të mira materiale gjatë Luftës II Botërore. Lufta ANÇ e popullit shqiptar mbeti deri në fund një revolucion antiimperialist, demokratik që zgjidhi njëkohësisht detyrën strategjike të çlirimit kombëtar dhe atë të vendosjes së pushtetit të ri demokratik të këshillave NÇ. Pushteti i ri i popullit u zgjerua dhe u forcua krahas çlirimit të krahinave e zonave të tëra nga Ushtria NÇSH. Kongresi I Antifashist i Përmetit (shih) krijoi shtetin e demokracisë popullore. Me vendimet e tij historike u zgjidh çështja e pushtetit politik në dobi të forcave demokratike, revolucionare, të udhëhequra nga PKSH. Pushteti i ri politik që u vendos në Shqipëri që gjatë Luftës ANÇ nuk përbënte thjesht një diktaturë të forcave revolucionare, por një pushtet që përmbante në vetvete farën në zhvillim të shpejtë të diktaturës së proletariatit. Më 29 nëntor 1944 populli shqiptar fitoi pavarësinë e plotë kombëtare dhe përmbysi sundimin politik të çifligarëve dhe të borgjezisë. Shqipëria u shkëput përgjithmonë nga sistemi kapitalist botëror. Vendosja e pushtetit popullor dhe vendosja e udhëheqjes së pandarë të PKSH në pushtetin e ri përcaktuan zhvillimin edhe të elementëve të revolucionit socialist në gjirin e Luftës ANÇ, të revolucionit tonë popullor. Kjo erdhi si pasojë e ashpërsimit të vazhdueshëm të luftës kundër klasave kryesore shfrytëzuese të vendit dhe gërshetimit të saj me luftën, kundër pushtuesve të huaj, gjë që e thelloi gjithnjë më shumë karakterin revolucionar të Luftës ANÇ.

(Xh. F.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare E Popullit Shqiptar


[cite]