LUFTA E ARBANËS


LUFTA E ARBANËS
✤ (9.10.1943). E para ndeshje e madhe me gjermanët në qarkun e Tiranës. Në këtë ndeshje armiku grumbulloi forcat e reparteve autonome të Korpusit XXI malor të përforcuar dhe të mbështetur nga nënreparte speciale, gjithsej rreth 2000 ushtarë të zgjedhur dhe të armatosur më së miri. Ai synonte që me goditje të rrufeshme nga tre drejtime, në befasi, të kapte SH P, të Ushtrisë NÇSH, shtabin e G P të Pezës dhe të asgjësonte forcat partizane të grumbulluara këtu për formimin e Br. III S (shih), gjithsej 270 veta, që tok me ato të G P të Pezës, arrinin në 600 veta. Drejtimin e forcave partizane e mori në dorë vetë shoku Enver Hoxha. Ai udhëzoi që të ndalo-‘ hej tërheqja jashtë zonës së luftimeve, t’i bëhej qëndresë e fortë e me çdo kusht armikut, t’i mbylleshin atij të gjitha shtigjet e daljes nga lugina, duke e shndërruar këtë qëndresë në kundërsulm e pastaj, me forcat e Br. III S që kishin mbetur jashtë rrethimit armik, të bëhej rrethimi dhe asgjësimi i vetë armikut. Në ‘këtë luftim .forcat partizane përdorën grupe të vogla me 10-12 luftëtarë që vepruan në shumë drejtime nga lart-poshtë dhe e kundërsulmuan në shpinë armikun. Pas 15 orë luftimesh të ashpra, në të cilat spikati shpirti sulmues e vetëmohues i partizanëve, armikut iu mor iniciativa, ai pësoi humbje të shumta dhe u detyrua të tërhiqej për t’i shpëtuar asgjësimit të plotë. Armiku la në fushën e luftës 52 të vrarë, përveç të plagosurve dhe një sasi të madhe armësh, municionesh dhe materiali tjetër luftarak. Në luftimet e Arbanës pati drejtim të shpejtë, të sigurt dhe me gjakftohtësi të forcave partizane nga Sh P e personalisht nga shoku Enver Hoxha, u krye me shkathtësi manovrimi i forcave jashtë rrethimit duke e vënë plotësisht në rrethim armikun rrethues, shkëlqeu qëndresa këmbëngulëse e forcave të rrethuara partizane, si edhe vendosmëria e fshatarësisë së gjithë zonës, që i mbështeti aktivisht partizanët.

(P. Ha.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lufta E Arbanës


[cite]