LUFTA E NJËSIVE TË UNÇSH NË NDIHMË TË POPUJVE TË JUGOSLLAVISË


LUFTA E NJËSIVE TË UNÇSH NË NDIHMË TË POPUJVE TË JUGOSLLAVISË
✤ (1944-1945). U zhvillua me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë NÇSH, shokut Enver Hoxha, të dt. 22.11.1944, në bazë të të cilit dy divizione të Ushtrisë NÇSH (D V dhe D VI S), pas çlirimit të Shqipërisë dhe të Kosovës, vazhduan luftën në ndjekje të ushtrisë naziste gjermane në thellësi të tokave të Jugosllavisë, në Mal të Zi, Sanxhak e deri në Bosnjën Lindore. Partizanët shqiptarë luftuan me heroizëm të frymëzuar nga ndjenja të thella internacionaliste me të cilat i kishte edukuar PKSH, për të ndihmuar në çlirimin e popujve të Jugosllavisë nga armiku i përbashkët nazifashist. Luftimet vazhduan deri më 15.2.1945, datë në të cilën u çlirua Vishegradi. D V S (shih) zhvilloi luftime në najekjen e armikut në drejtimin Mitrovicë-Novi-Pazar-Senicë. ’Veprime të përgjakshme luftarake u kryen sidomos në krahinën e Sanxhakut, ku ushtria naziste gjermane kishte përgatitur një mbrojtje me disa breza me pikëmbështetje të fortifikuara, për të mbajtur të lirë rrugën Andrejevicë-Pripolje-Prikaj-Sarajevo për sigurimin e forcave të grumbulluara në Mal të Zi. Në kushte të vështira klimatike, me mungesa të shumta në furnizime me ushqim e veshmbathje, forcat e D V S, në bashkëveprim me Br. XII të D XXXVII të Ushtrisë NÇ Jugosllave për 25 ditë rresht vazhduan luftimet në malet e Sanxhakut deri në çlirimin e plotë të kësaj krahine dhe të qyteteve të saj Senicë, Pripolje, Prikaj. Vetëm gjatë çlirimit të Pripoljes armiku la 175 të vrarë. D VI S (shih) menjëherë pas çlirimit të Shkodrës vazhdoi: ndjekjen e forcave të armikut në Mal të Zi, duke zhvilluar luftime të ashpra në Tuz, Podgorieë; Bioçë, Bjellopolje, LjevaRjeka, Rudo-Suhogar, Driniko e Vishegrad. Vetëm në luftimet për çlirimin e Vishegradit armiku pati 753 ushtarë e oficerë të vrarë dhe 1000 të plagosur. Në të gjitha luftimet me D V S dhe D VI S të Ushtrisë NÇSH armiku pati rreth 5000 të vrarë, të plagosur e robër dhe humbje të mëdha në teknikë e materiale luftarake, Karakteristikë kryesore e veprimeve luftarake të D V S e D VI S të Ushtrisë NÇSH përtej kufijve të atdheut ishte mësymja në vend të panjohur, në kushte të vështira klimaterike, kundër një mbrojtjeje të parapërgatitur me sistem piliëmbështetjesh të fortifikuara, sidomos gjatë rrugëve automobilistike, që armiku kërkonte t’i mbante me çdo kusht për të siguruar tërheqjen e forcave të tij në Bosnjë e Kroaci. D V S dhe D VI S iu desh të kryenin me dhjetëra luftime të ashpra me armikun, duke përsëritur disa herë sulmet natën mbi pikëmbështetjet e fortifikuara të tij. Forcat e D V S e ndoqën armikun në një thellësi prej 360 km përtej kufijve të atdheut tonë dhe, në përleshje të ashpra me pushtuesit, u shquan për heroizmin, vetëmohimin, disiplinën, internacionalizmin dhe zotësinë e tyre në luftime. Në luftimet përtej kufijve të Shqipërisë në vitet 1942-1945 në Dibër, në Maqedoni, në Kosovë, në Mal të Zi, në Bosnjë e Hercegovinë, mprën pjesë lart nga 20.000 partizanë të Ushtrisë NÇSH, 600 prej të cilëve dhanë jetën dhe me mijëra të ijerë u plagosën.

(R. Ku.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lufta E Njësive Të Unçsh Në Ndihmë Të Popujve Të Jugosllavisë


[cite]