LUFTA E PËRMETIT


LUFTA E PËRMETIT
✤ (1-6.7.1943). Goditja e parëme përmasa të mëdha kundër forcave italiane, ine pjesëmarrjen e batalioneve partizane të qarkut të Korçës, Gjirokastrës e Beratit, rreth 700 partizanë dhe disa dhjetra vullnetarë të çetave territoriale për asgjësimin e garnizoneve armike. U ndërmor me udhëzim të veçantë të shokut Enver Hoxha, i eili ndodhej në Kucakë të Oparit. Për drejtimin e luftimeve më 28 qershor u krijua një slitab operativ me përfaqësues nga të tre qarqet. Armiku kishte një batalion dhe një kompani karabinierësh në Përmet me rreth 600 veta dhe një batalion në Kuqar, me rreth 400 veta të vendosur në rajone të fortifikuara. Forcat partizane grushtin kryesor e dhanë kundër garnizonit të Kuqarit me forcat e B P «Ali Kelmendi», «Themistokli Gërmenjis, «Hak:marrja» dhe me një pjesë të B P «Riza Cerova». Mbështetnin sulmin me zjarr (në bregun e majtë të Vjosës), Çeta e Rrëzës së Përmetit dhe Çeta e Oparit. Partizanët i sulmuan me furi pozicionet e armikut disa herë me radhë, por armiku qëndroi me këmbëngulje, duke shfrytëzuar sidomos fortifikimet. Në Përmet garnizoni italian u mbërthye në kazerma, i goditur nga çdo anë nga zjarri partizan. Armikut i erdhën përforcime të shumta nga Tepelena dhe nga Berati. Më 2 korrik në pritën e grykës së Mezhgoranit u zhvilluan luftime të rrepta me një autokolonë që vinte nga Tepelena në ndihmë të garnizoneve të sulmuara. Këtu ra heroikisht Asim Zeneli (shih) komisari i çetës «Hajredin Tremishtix. Në qafën e Kiçokut vetëm më 5 korrik, me ardhjen e forcave të reja nga Berati, pasi armiku arriti një epërsi të madhe me rreth 2000 ushtarë, ai mundi të çajë drejt Këleyrës. Në këto kushte, forcat partizane u tërhoqën nga Kuqari e Përmeti për t’iu shmangur rrezikut të asgjësimit. Humbjet e armikut ishin të mëdha: mbi 500 të vrarë e të plagosur dhe dëme të mëdha materiale. Forcat çlirimtare patën 9 të vrarë dhe mjaft të plagosur. Armiku u fut në Përmet më 6.7. dhe pasi e plaçkiti, dogji 177 dyqane, 125 shtëpi dhe 10 godina të administratës shtetërore. Ai dogji gjithashtu Këlcyrën dhe fshatrat buzë rrugës automobilistike. Pavarësisht se nuk ia arriti dot qëllimit të caktuar, lufta e Përmetit pati jehonë të madhe në gjithë vendin. Ajo i tronditi thellë pushtuesit. Komanda e Armatës IX italiane në Shqipëri pohonte se veprimet luftarake gjatë boshtit Berat-Këlcyrë-Përmet dëshmonin për një ide të gjerë, për një përgatitje të kujdesshme, për një drejtim këmbëngulës dhe për një bashkërendim të qartë të aksionit.

(M. II.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lufta E Përmetit


[cite]