LUFTA E PARË BOTËRORE


LUFTA E PARË BOTËRORE
✤ (1914-1918). Luftë imperialiste ndërmjet dy grupeve kundërshtare të Fuqive të Mëdha: Aleancës Tripalëshe: Gjermanisë e Austro Hungarisë, nga njëra anë, dhe Fuqive të Antantës: Anglisë, Francës dhe Rusisë cariste nga ana tjetër. Shpërthimi i saj ishte pasojë e krizës së përgjithshme të sistemit ekonomik e politik botëror të kapitalizmit, i acarimit të kontradiktave midis Fuqive të Mëdha kapitaliste për shkak të zhvillimit të pabarabartë të tyre dhe i prirjes për një ndarje të re të botës. Në luftë morën pjesë përkrah Fuqive të Antantës edhe Italia, Japonia’e SHBA, ndërsa përkrah Aleancës Tripalëshe Bullgaria ahe Perandoria Osmane. Me forcat e Antantës u radhitën edhe monarkitë ballkanike fqinje të Shqipërisë: Serbia, Mali i Zi, dhe nga viti 1917 Greqia. Lufta përfundoi me fitoren e Fuqive të Antantës dhe të SHBA, si fuqi shoqe. Gjatë luftës u mobilizuan 74 milionë ushtarë, u vranë 10 milionë veta e u plagosën 20 milionë të tjerë. Në L. e P. B. shteti shqiptar nuk mori pjesë. Megjithatë, shpërthimi dhe zhvillimi i saj patëE* pasoja të rënda politike dhe ekonomike për ven— din. Kjo vuri në rrezik vetëqenien e shtetit kombëtar shqiptar. Të dy blloqet e fuqive ndëriuftuese i përdorën tokat e Shqipërisë si «plaçkë tregu», i pushtuan ato dhe i shndërruan në shesh lufte. Me miratimin e fuqive të të dy blloqeve ndërluftuese, në tetor 1914, Greqia pushtoi Shqipërinë e Jugut, Italia u vendos në ishullin e Sazanit e në dhjetor pushtoi Vlorën. Për të bërë për vete Italinë dhe për të kënaqur pretendimet territoriale të monarkive ballkanike, Fuqitë e Antantës nënshkruan me Italinë gjate vitit 1915 Traktatin e fshehtë të Londrës (shih),. në qershor 1915, Serbia pushtoi Shqipërinë e Mesme, ndërsa Mali i Zi u shtri në Shqipërinë V. Si shesh i luftës imperialiste Shqipërla u shndërrua në fillim të vitit 1916, kur këtu u vendosën forcat austro-hungareze e bullgare, që përparonin në luftë kundër atyre serbo-malazeze e italiane në tërheqje. Vija e frontit midis forcave ndërluftuese fillonte nga derdhja e Vjosës në Adriatik, ndiqte përafërsisht vijën gjatë këtij lumi, kalonte në Jug të Beratit, në Skrapar, për të dalë në Pogradec. Kjo vijë vazhdoi deri në tetor 1918. Në njërën anë të frontit ishin forcat austro-bullgare, në tjetrën ato italiane e franceze. Këto të fundit hynë në krahinën e Korçës në tetor 1916, ndërsa ato italiane në Shqipërinë e J. duke dëbuar trupat greke dhe dukeu lidhur me aleatët e tyre francezë në Kolonjë. Gjatë L. së P. B. ekonomia e vendit sidomos bujqësia e blegtoria pësuan shkatërrime të më~ dha. Me qindra ishin fshatrat e djegura e të rrënuara. Pati disa mijëra të vrarë e të vdekur nga uria dhe epidemitë. Në mbarim të L. së P. B. i gjithë territori i shtetit shqiptar u pushtua nga forcat e fituesve të luftës. Në rrethet e Korçës e të Pogradecit e pjesërisht në atë të Librazhdit, të Gramshit e të* Skraparit ndodheshin pushtues francezë, në krahinat verilindore të vendit u vendosën forea serbe, që shtriheshin përafërsisht në rrethin e Peshkopisë e në krahinën e Lumës; në qytetin e Shkodrës u vendos një gamizon ushtarak ndëraleat, kurse në pjesën tjetër të vendit ishin shtrirë forcat itaiiane. Forcat e fundit pushtuese u Iarguan nga Shqipëria në gusht të vitit 1920. Edhe në kushtet e vështira të L. së P. B. lëvizja shqiptare për çlirim e bashkim kombëtar kundër pushtuesve të ndryshëm u zhvillua brenda e jashtë vendit.

(M. Ç.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lufta E Parë Botërore


[cite]