LLAIKO VIMA
✤ («Tribuna popullore», 1945). Gazetë politike në gjuhën greke, organ i Frontit Demokratik të Shqipërise për minoritetin grek në Shqipëri. Numri i parë doli më 25.5.1945 në qytetin e Gjirokastrës. Botohet dy herë në javë, një herë në muaj del me 6 faqe, dy prej të cilave me krijimtari letrare-artistike. Pasqyron jetën e mbarë vendit e në veçanti jetën e minoritetin grek, si edhe situatën ndërkombëtare dhe politikën e jashtme të qeverisë së RPSSH. Ndër rubrikat e rregullta janë: «Jeta e re në fshat», «Probleme shoqërores, «Demokracia socialiste në veprim», «Vështrime në Atdheun tonë socialist», «Figura dëshmorësh», «Çështje të arsimit», «Faqja jonë letrare», «Nga jeta ndërkombëtare» etj. Në pjesën më të madhe shkrimet janë të korrespondentëve vullnetarë dhe të baslikëpunëtorëve. Në gazetë botohen gjithashtu pllakate, fotografi, skica, karikatura politike. Disa qindra kopje shpërndahen në rreth 20 vende të botës.
(P. Ç.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Llaiko Vima
[cite]