RRETHI I LIBRAZHDIT


RRETHI I LIBRAZHDIT
✤ Shtrihet në pjesën L të Shqipërisë në Krahinën Malore Qendrore. Sipërfaqja 1013 km2. Popullsia 64100. Përfshin 2 qytete: Librazhdi qendër e rrethit dhe Përrenjasi, 63 fshatra të grupuara në 14 fshatra të bashkuara. Popullsia në qytet 10%, në fshat 90%. Rritja natyrore 2,48%. Mbizotëron relievi malor e kodrinor. Zona më e lartë malësia Qukës-Përrenjas, ku ndodhet pika më e lartë e rrethit mali i Shebenikut (2253 m), një ndër majat më të ‘iarta të vendit. Ka një fushë të brendshme: e Domosdovës me lartësi 580-600 m. Luginat kryesore: e Shkumbinit të Sipërm dhe e Rrapunit. Lumenjtë: Shkumbini (rrjedha e sipërme dhe një pjesë e mesme), Rrapuni (dega kryesore e Shkumbinit), Përroi i Radinicës, Lingajcës, Bushtricës, Sheja e Hotolishtit, Sheja e Librazhdit. Klima është mesdhetare paramalore dhe malore. Temp. mesatare 14.5°C, mesatarja e muajit më të ftohtë 5.5°C dhe më të ngrohtë 24.5°C. Sasia mesatare vjetore e reshjeve 1364 mm, pjesa më e madhe në stinën e dimrit. Era lokaie karakteristike është e Lindjes (murlani). Pasuritë minerale: hekur-nikeli (Bushtricë, Pishkash, Përrenjas, Katjel). Ka burime të pasura ujore. Tokat bujqësore kryesisht të kafenjta malore. Pyjet dhe shkurret mbulojnë 55.6% të sipërfaqes.

Rr. i L. është rreth bujqësor-industrial. Bujqësia jep 56% të prodhimit të përgjithshëm industrial e bujqësor. Ka 14 koop. të bashkuara, një NB e një KTL. Kolektivizimi i bujqësisë filloi më 1956 dhe përfundoi më 1967. Sipërfaqja e tokës së punueshme zë 13.4% të sip. së rrethit nga e cila 78.1% e zënë bimët e arave, pjesën tjetër pemëtaria e perimet. Ka 3 ujëmbajtës: në Përrenjas, Veçan dhe Dardhë dhe 4 kanale kryesore ujitëse. Janë të mekanizuara 87% e plugimeve, 29% e korrjeve dhe 100% e shirjes. Kulturat kryesore: gruri, misri, duhani, patatja. Në blegtori rriten dhentë, dhitë e gjedhët. Bletaria filloi të zhvillohet pas Çlirimit.

Industria jep 44% të prodhimit të përgjithshëm industrial e bujqësor dhe është zhvilluar në vitet e pushtetit popullor. Më 1983 jepte për 3 orë gjithë prodhimin e vitit 1938. Dega kryesore është ind. minerare që përfaqëson 34.3% të prodhimit të përgjithshëm industrial. Kryesisht është zhvilhiar nxjerrja e hekur-nikelit që zë vendin e parë në Repuhlikë. Ind. ushqimore (26.6%) përfaqësohet kryesisht nga fabrika e verës, e çembrionizimit të misrit, e konservimit të frutave dhe nga punishtet e përpunimit të qumështit. Ind. e drurit (23.8%) prodhon në veçanti traversa hekurudhore, shtylla miniere, voza etj. Zhvillim ka marrë ind. përfshin krahinat etnografike të Çermenikës, Polis-Bërzeshtës dhe Rrajcës. Rrethi ka tradita në punimin e gurit dhe të drurit, endjen e rrobave prej leshi. Banorët kanë qenë të përmendur për gatimin e ëmbëlsirave dhe si muratorë shëtitës. Banesa karakteristike kanë qenë ajo me telize (me veshje druri në fasadë) e përhapur më shumë në Çermenikë, banesa me qoshk në katet e sipërme dhe ajo me hajat. Dalloheshin >.disa tipe veshjesh: veshje e Çermenikës, e Gurakuqit, e Qarrishtës, e Rrajeës, e Qukësit (për gratë). Këto lloj veshjeje kanë të përbashkët xhokën. Gratë e Gurakuqit, Rrajcës e Qarrishtës mbajnë fustan, kurse Çermenika e Qukësi mbajnë funde me pala. Janë të njohura vallja e Rrajcës, Gurakuqja etj. Para Çlirimit në Rr. e L. kishte 10 shkolla fillore. Sot ka 101 shkolla 8-vjeçare, 12 shkolla të mesme (10 bujqësore), 3 muze të rrethit dhe 41 muze në fshatra. Zhvillojnë veprimtari 1 shtëpi kulture e 1 kinoklub në qytete, 16 shtëpi kulture në fshatra, 2 kinema në qytete -e 10 kinema e autokinema në fshatra, 9 librari, 120 biblioteka, grupe folklorike në çdo ekonomi bujqësore. Më 1938 kishte 1 infermier shëtitës. Sot ka 5 spitale, 21 shtëpi lindjeje, 14 poliklinika, 15 qendra shëndetësore, 64 ambulanca, konsultore, 6 klinika dentare, 6 farmaci. Rr. i L. ka rrjet të zhvilluar të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Rrethi I Librazhdit


[cite]