LUFTA E TRE HERONJVE TË SHKODRËS


LUFTA E TRE HERONJVE TË SHKODRËS
✤ (22.6.1942). Një nga episodet më heroike të luftës në qytete gjatë v. 1942. Fashistët mundën të rrethonin në rrugën Firej të Shkodrës komunistët Perlat Rexhepi, Branko Kadia dhe Jordan Misja (shih). Përballë forcave të shumta të armikut komunistët vendosën të luftojnë deri në fishekun e fundit. Kishin tre revolverë, një pushkë të gjatë, pesëdhjetë fishekë dhe 10 bomha dore. Forcat e armikut arritën rreth 600 milicë e karabinierë fashistë, me mjete e armatime të shumta. Disa orvatje të armiqve për t’u futur në shtëpinë «kala» dështuan, duke lënë disa të vrarë e të plagosur. Luftimet vazhduan gati 4 orë, por trimat nuk jepeshin. Më në fund armiqtë i vunë zjarrin shtëpisë. Përmes flakëve trimat luftuan me heroizëm. Perlat Rexhepi, edhe pse i mbetur vetëm, u ndesh ballë për ballë me grykat e pushkëve të fashistëve, derisa u vra i përzhitur nga flakët. Shoku Enver Hoxha e ka cilësuar këtë akt të tre heronjve të Shkodrës një epope legjendare, një nga episodet më heroike të Luftës sonë Nacionalçlirimtare. Asaj iu kushtua kënga e «Tre heronjve të Shkodrës».

(M.Il.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lufta E Tre Heronjve Të Shkodrës


[cite]