LUFTA E VIGUT


LUFTA E VIGUT
✤ (2I.8.I944). Në këtë datë në Vig të Mirdltës, një njësit partizan, i përbërë nga pesë komunistët ilegalë: Ndoc Mazi, Naim Gjylbegu, Ndoc Deda, Ahmet Haxhija dhe Hydajet Lezha (shih), u gjend i rrethuar nga mbi 300 tradhtarë. Partizanët nuk u dorëzuan, por luftuan me trimëri derisa u vranë të gjithë duke mbajtur lart flamurin e Luftës ANÇ. Në çastin e fundit të jetës ata i shkruan një letër komitetit qarkor të Partisë për Shkodrën ku shprehnin besimin e patundur në fitoren përfundimtare mbi fashizmin dhe tradhtarët. Trimëria dhe sakrifica e këtyre partizanëve pati jehonë të madhe në malësitë e Veriut dhe ndikoi për demaskimin e mëtejshëm të parisë dhe të klerit reaksionar, që ishin vënë plotësisht në shërbim të pushtuesit të huaj.

(M. Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Lufta E Vigut


[cite]