LUFTA E VITHKUQIT
✤ (26-29.8.1943). I pari veprim luftarak në të eilin mori pjesë Br. I S, më i madhi formacion luftarak i Ushtrisë NÇSH deri atëherë. Pushtuesit italianë duke synuar të shkatërronin Br. I S, dhe forcat partizane të qarkut të Korçës që vepronin në zonën e Vithkuqit, pas shumë përgatitjesh hodhën në luftim mbi 10.000 ushtarë të D «Areco», shumë mjete dhe teknikë luftarake. Veprimet e italianëve i mbështeti edhe një repart gjerman i artilerisë së rëndë. Përveç forcave të Br. I S, në mbrojtje të Vithkuqit qenë rreshtuar edhe forcat e dy batalioneve të qarkut të Korçës, «Tomori» e «Q. Panariti», si edhe çeta partizane e Vithkuqit, gjithsej rreth 1100 luftëtarë. Luftimet nisën në mëngjes herët të 26 gushtit. Nëpërmjet një mbrojtjeje të manovrueshme shumë vepruese dhe me kundërsulme të befasishme, partizanët i detyruan forcat italiane të largoheshin nga zona e Vithkuqit, pa i realizuar dot synimet. Në përfundim të operacionit italianët humbën 200 veta, si dhe shumë material luftarak. Nga forcat partizane ranë 4 dëshmorë. Luftimet për mbrojtjen e Vithkuqit treguan qartë rolin dhe rëndësinë e formaeioneve të mëdha luftarake partizane për shkatërrimin e armikut; gjatë zhvillimit të tyre spikati manovra e shpejtë, nisma dhe epërsia e taktikës elastike partizane. Populli mbështeti dhe ndihmoi jo vetëm me furnizime, por edhe duke marrë pjesë drejtpërdrejt në luftime përkrah formacioneve partizane.
(P. Ha.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Lufta E Vithkuqit
[cite]