LUFTINJA
✤ Fshat në rrethin e Tepelenës (V), në të dy anët e lumit me të njëjtin emër. Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Izvorit (shih). Përmendet në burimet e shkruara që në shek. XVI. Këshilli NÇ u ngrit në shtator 1942. L. u çlirua më 1943. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. L. përfshihet në koop. e bashkuar me të njëjtin emër. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodbimi i drithërave të bukës dhe frutikultura. Pranë fshatit është një sektor për nxjerrjen e qymyrgurit. L. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, qendër shëndetësore dhe njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Luftinja
[cite]