Albigezët

Albigezët quheshin kështu sipas emrit të themeluesit të tyre Pjetër Valdus. Ky ishte një tregtar i pasur nga qyteti Lion i Francës. I prekur thellë nga vdekja e papritur e një miku të tij, nga leximi i jetës së Shën Aleksit si dhe nga fjalët e Jisuit drejtuar të riut pasanik (Matheu 19, 21) ua ndau pasurinë të varfërve dhe vendosi të predikonte jetën e amëshuar të Ungjillit. Për këtë qëllim vuri dy priftërinj t’i përkthenin Biblën në gjuhën e popullit dhe t’i bënin një koleksion citatesh nga shkrimet e Etërve të Kishës. Ai themeloi një shoqatë burrash e grash, të cilët të mbathur me sandale dhe të veshur thjesht, si në kohën e apostujve, shkonin nëpër fshatra dy e nga dy duke predikuar varfërinë. Bashkëkohësit i quanin “Të Varfërit e Lionit” ose “Sabotët” (nga emri sandale), ndërsa pasardhësit i quajtën valdensë.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]