Aleksandri i Aleksandrisë
Aleksandri i Aleksandrisë (313). Nuk dimë kohën dhe vendin ku ka lindur Aleksandri i Aleksandrisë. Njohim vetëm se ka hipur në fronin e Aleksandrisë në vitin 313. Gjatë pesëmbëdhjetë vjetëve që qëndroi si episkop i Aleksandrisë, u shqua në luftën kundër arianizmit. Aleksandri kryesoi Sinodin e Parë Ekumenik të Nikesë në vitin 325. Kisha e shpalli shenjt dhe kremtohet më 29 maj. Shkrimet: Aleksandri shkroi 70 letra, prej të cilave kanë shpëtuar vetëm dy. Gjithashtu kanë shpëtuar shumë fjalime të tij.
Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)
[cite]