LUNIKU
✤ Fshat në rrethin e Librazhdit (V), në buzë të rrugës automobilistike Librazhd-Peshkopi. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Dranovicë, Koshorisht, Kostenjë, Letëm, Pravalli, Zgoshti; popullsia gjithsej 5918 banorë. Përmendet në dokumente të shkruara që më 1467 me emrin «Lubnik». Në lagjen Gradec të tij ndodhen rrënojat e një qyteze. L. është qendra e koop. së bashkuar. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës dhe rritja e bagëtive të imëta. Ka një hidrocentral, spital, shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, shtëpi lindjeje, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Luniku


[cite]