Dhimitër Sinjari

Dhimitër Sinjari

shqiptar ortodoks Dhimitër Sinjari ka lindur më 30 janar të vitit 1910 në qytetin e Beratit, në një familje me tradita në fenë ortodokse. Dhimitri ka pasur miqësi të ngushtë me Kryeepiskopin Kristofor Kisi. Gjithashtu ai bënte pjesë në grupet e të krishterëve të fshehtë, të cilët edhe gjatë viteve të diktaturës komuniste vazhdonin t’i mbanin lidhjet fetare. Dhimitër Sinjari shoqërohej me Dhimitër Bedulin, Petraq Ramën, Stavri Bojaxhiun, Koço Fështin e të tjerë besimtarë të devotshëm të Kishës Ortodokse. Ai ka qenë zgjedhur shumë herë në Kryesinë e Kishës. Më 25 shkurt 2001, plaku i urtë Dhimitër fjeti përgjithmonë më Zotin. Ceremonia mortore u zhvillua në Kishën Katedrale të Ungjillëzimit në Tiranë, në prani të klerikëve, epitropëve, personelit të kishës, familjarëve dhe besimtarëve të shumtë. Për aktivitetin e tij kishtar foli Protosingjeli i KOASh-it Arkimandrit Justini. Veprën e Dhimitër Sinjarit sot e vazhdon i biri, Themistokliu, i cili është anëtar i Këshillit Kishtar Kleriko-laik të K.O.A.Sh-it.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]