LUSNA
✤ Fshat në rrethin e Kukësit (J) nga e djathta e përroit të Bushtricës (dega e djathtë e Drinit të Zi). Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatin Zall-Lusën; popullsia gjithsej 2175 banorë. Dëshmohet si vendbanim që në mesjetë. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1967. L. është qendër e koop. së bashkuar formuar më 1968. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, të fasules, pemëtarinë. L. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, muze, ambulancë, shtëpi lindjeje, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Lusna
[cite]