Grigori i Nisës

Grigori i Nisës

(greqisht: Γρηγόριος Νύσσης) Grigori i Nisës (332-395) ka lindur në vitin 332. Ai ishte vëllai i vogël i Vasilit të Madh dhe mësimet e para i mori nga vëllai i tij, Vasili prandaj Grigori e quan atë mësues. Pasi përfundoi shkollën e mesme në Neoçezare vajti për studime në Çezare me qëllim që të bëhet mësues retorike. Grigori u martua me Theosevinë, por martesa e tyre nuk zgjati shumë dhe mbeti i ve. Në moshën 40-vjeçare, i shtyrë nga vëllai i tij Vasili që atëherë ishte Kryepiskop i Çezaresë, vendosi të pranonte Episkopatën e Nisës. Në vitin 379 Grigori mori pjesë në Sinodin e Antiokisë ku u dënua herezia e Apolinarit. Grigori fjeti në vitin 395. Kujtimin e tij e kremtojmë në 10 janar. Shkrimet: 1) Dogmatike. Fjala drejtuar Anomion, e cila u shkrua gjatë viteve 380- 383, dhe përbëhet nga katër fjalime nën titullin: Rreth apologjisë gjatë së cilës Anomion kundërshton padrejtësisht Vasilin e Madh. Kjo vepër është nga më të mirat e Grigorit dhe bën pjesë në literaturën kundërarianiste. 2) Rreth jetës së Moisiut ose mbi virtytin e përkryer, që u shkrua në vitet 390-392. Në pjesën e parë të veprës, Grigori përdor metodën historiko-gramatike të komentimit, ndërsa në pjesën e dytë hedh idetë e tij alegorike.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]