Hosana

(greqisht: ωσαννά) Hosana është fjalë hebraike që do të thotë: Shpëtona! Populli izraelit këtë shprehje, e cila ishte pjesë e Psallmit 118 e përdorte gjatë festës së kasolleve. Ceremoninë e udhëhiqte gjithnjë prifti dhe turma e njerëzve herë pas here thërriste Hosana duke tundur degët e dafinave. Ndërsa në rastin e hyrjes triumfale të Jisu Krishtit në Jerusalem turma e popullit brohoriste: “Hosana birit të Davidit! I bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit! Hosana në më të lartat!” (Mateu 21, 9).

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]