Isak Siriani

Isak Siriani

Isak Siriani (375-460) ka lindur rreth vitit 375 në Nievi të Sirisë. Studimet i kreu në Edhesa të Sirisë. Në vitin 404 vajti në Romë. Me t’u kthyer u dorëzua prift dhe filloi jetën asketike në shkretëtirë. Vite më vonë e braktisi qelinë e tij, sepse u dorëzua episkop i Nievit. Në këtë post nuk qëndroi për shumë kohë, sepse preferonte jetën asketike. Isak Siriani vdiq rreth vitit 460. Shkrimet: Isak Siriani ka shkruar Fjalë Asketike, të cilat janë thesare të vërteta të ortodoksisë.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks
Persona

[cite]