Kasidori

(greqisht: Κασσιόδωρος ) Kasidori (490-580) ka lindur në vitin 490 në Kalabri. Ai studioi për drejtësi dhe fillimisht e nisi karrierën si këshilltar i babait të tij, guvernatorit të Sicilisë. Gjatë viteve 507-536 shërbeu në poste të larta të shtetit romak. Rreth viteve 537-538 ai largohet nga Italia dhe shkon në Kostandinopojë, ku qëndroi për afro dy dekada, duke u marrë me çështjet fetare. Qëndrimi në Kostandinopojë e ndihmoi për përmirësimin e njohjes rreth besimit. Kasidori u përpoq të lidhte ndarjet kulturore që ekzistonin ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, duke gërshetuar kulturën greke me atë latine. Në vitin 540 tërhiqet nga jeta politike dhe themeloi manastirin Vivarium, në pronën e familjes së tij që ndodhej në brigjet e detit Jon. Kasidori ngriti një bibliotekë me synim që të sillte kulturën greke te lexuesit latinë. Shkrimet e tij bënë që shumë njerëz të ktheheshin në besimin e drejtë. Ai vdiq në vitin 580. Shkrimet: 1) Himnet (pjesë të zgjedhura nga festat panagjirike). 2) Kronikat, të cilat e kanë zanafillën nga Adami dhe përfundojnë në vitin 519. Kjo vepër ka shpëtuar e pjesshme. 3) Historia e gotëve, e cila bën fjalë për historinë e fiseve gote deri në vitin 526. 4) Interpretimi i Psallmeve. 5) Mbi Shpirtin (De Anima), vepër që u shkrua rreth viteve 540. 6) Institutiones Dirinarum et Saecularium Litterarum (543- 555). 7) De Artibus ac Disciplinis Liberalium Litterarum etj.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]