Krezmimi

(greqisht: χρίσμα) Krezmimi Krizmë, është misteri gjatë të cilit prifti menjëherë pas pagëzimit lyen të gjitha pjesët e trupit të njeriut me Miro të shenjtë, duke thënë: “Shenjë dhurate e Shpirtit të Shenjtë”. Në misterin e Krezmimit i pagëzuari merr në mënyrë të padukshme dhuratat e Shpirtit të Shenjtë. Apostujt e shenjtë në fillim e kryen misterin e Krezmimit me vendosjen e duarve sipër kokës së të pagëzuarit. Më pas, kur numri i të Krishterëve u shtua shumë dhe ishte e pamundur që të shkonin te çdo i pagëzuar, u dhanë porosi episkopëve dhe priftërinjve që t’i lyenin me vaj. Kështu u vendos që në vend të vendosjes së duarve në kokën e të pagëzuarit, misteri i Krezmimit të bëhet me anë të lyerjes me Miro të Shenjtë. Në fillim Miroja e Shenjtë shenjtërohej nga episkopët dhe më pas përdorej nga priftërinjtë. Çdo Kishë autoqefale ka të drejtën që të përgatisë Miron e Shenjtë, por për të respektuar Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës, ne e marrim atje të përgatitur.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]