Mikrografitë

Mikrografitë

(greqisht: μικρογραφία) Mikrografitë janë piktura të vogla, me të cilat bizantinët zbukuronin dorëshkrimet e tyre. Ato quhen ndryshe edhe miniatura, nga fjala frënge (migniature). Këto paraqitje herë vendoseshin në pjesën e sipërme të faqes së dorëshkrimit, herë në të poshtmen dhe herë brenda në tekst. Mikrografitë përbënin një lloj komenti të zhvillimit të tekstit dhe kishin si qëllim të pasqyronin në mënyrë sa më të kuptueshme pjesën që vijonte. Paraqitja e mikrografive i ka fillimet në Egjipt. Për herë të parë u shfaq në Aleksandri në kohën e Ptolemeut, ku librat zbukuroheshin me konfiguracione të ndryshme. Prej Egjiptit e morën romakët dhe e shpërndanë në gjithë perandorinë. Materialet ku shkruheshin këto miniatura qenë pergameni, papirusi dhe më vonë letra.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]