ABDYL HAMITI II


ABDYL HAMITI II
✤ (1842-1918). Sulltan i Perandorisë Osmane (1878-1909), i cili vendosi një nga regjimet më të egra e reaksionare dhe për masakrat kundër popujve të shtypur u mbiquajt «sulltani i kuq». Zbatoi ndaj shqiptarëve politikën e mohimit të të drejtave kombëtare dhe të shkombëtarizimit. A. H. kundërshtoi të gjitha kërkesat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (shih) dhe e shtypi atë me dhunë, ndërsa nga ana tjetër mbante me privilegje krerët feudalë shqiptarë, që u shërbenin interesave të pushtetit osman.

Populli shqiptar bëri kryengritje të armatosura “të njëpasnjëshme kundër tiranisë së A. H. në fund të shek. XIX — fillimi i shek. XX. Shqiptarët d7hanë kontribut të madh për revolucionin xhonturk (shih: Xhonturqit) të drejtuar kundër absolutizmit. Morën pjesë gjithashtu në shpartallimin e komplotit kundërrevolucionar të organizuar nga sulltani më 13.4.1909 kundër regjimit kushtetues. Me dështimin e komplotit më 29.4.1909 A. H. u hoq nga froni.
(K. Pr.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Abdyl Hamiti Ii


[cite]