ABC


ABC
✤ (1937). Revistë e përdyjavshme letrare, shoqërore e ekonomike. Doli vetëm një numër i përgatitur nga një grup të rinjsh përparimtarë, ku hënin pjesë edhe A. Vokshi e V. Shanto. Paraqiti jetën e mjeruar të popullit dhe kritikoi indiferentizmin e aparatit shtetëror ndaj amullisë dhe prapambetjes së vendit. Për shkak të frymës përparimtare censura ndaloi menjëherë botimin e saj.

(L. Z.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Abc


Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "ABC" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/abc