MAJA E DRITËS


MAJA E DRITËS
✤ (Papingu). Maja më e lartë (2489 m) e malit të Nemërçkës (shih) dhe një nga majat më ,të

larta të

gjithë

Shqipërisë. Gjendet në pjesën qendrore të Nemërçkës dhe ngrihet në formë piramidale. Përbëhet nga shkëmbinj gëlqerorë të kretakut. Ka shpate asimetrike. Nën veprimin e akujve ,të kuaternarit, janë formuar cirqe të mëdha, sidomos në anën L. Është e mbuluar me borë në pjesën më të madhe të vitit. Është pikësynimi i ngjitjeve alpinistike. (F.Kr.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Maja E Dritës


[cite]